Përplasja me armë në Bushat, SPAK kërkon arrestimin e 4 personave të përfshirë
Gjykata e Posaçme ka vendosur caktimin e masave të sigurisë “Arrest në burg” ndaj Izmir Sakica, Samuel Troshani, Franko Lekës dhe Andrea Prendit për veprat penale: “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Mbajtjen pa leje të armëve luftarake”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Hetimet janë zhvilluar lidhur me rastin në datë 23 gusht 2024, ku personat Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës.
Këta persona, të armatosur janë nisur në një tentativë për të vrarë personin nën hetim Andrea Prendi dhe familjarët e tij. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, nuk pati dëmtime të shëndetit, por vetëm dëmtime të mjeteve të përdorura.
Në datën 18 shkurt 2025, policia ekzekutoi masat e sigurisë për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin, ndërsa shpalli në kërkim Franko Leka dhe Andrea Prendin. Po ashtu, në të njëjtën ditë, u realizuan kontrolle në disa banesa dhe ambiente në Shkodër, ku dyshohet se mund të gjenden prova të lidhura me veprat penale.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO| U vra në atentatin në Shkodër, si u kërcënua një muaj më parë Arlind Bushati
- Hetimet për masakrën e Dobraçit, dalin detaje nga operacioni i RENEA-s në Shkodër
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida