Shtrenjtimi i energjisë në Kosovë, aktivistët godasin me tortë fytyrës kreun e ZRRE

27 Mars 2025 | 14:26

Në kuadër të aksionit “Asnji Cent Ma Shumë”, e cila ka për qëllim kundërshtimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë aktivisti Dibran Hoxha ka gjuajtur me tortë kryetarin e bordit të ZRRE-së Ymer Fejzullahu.

“15% nuk kalon. No pasarán! Pas kërkesave të shumta nga qytetarët, kemi vendosur ta ‘ëmbëlsojmë’ kryetarin e ZRrE-së me 15%. Zotni Ymerit i pëlqejnë tortat me pronarët e KEDS-it, ndaj sigurisht që duhet t’i pëlqejnë edhe tortat e qytetarëve. Urime!”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga grupi organizativ “Asnji Cent Ma Shumë”.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se bazuar në rezultatet e raportit të tij konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët pritet të tjerë 15 për qind.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike është kundërshtuar nga qytetarët, bizneset e partitë opozitare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026