1.6 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri, kryeson Turqia
Investimet e huaja në Shqipëri kanë kapur shifrën e 1.6 miliardë eurove vitin e kaluar, duke shënuar një rritje prej 92 milionë kundrejt 2023-it.
Në analizën e Bankës Qendrore, Turqia ishte investitori më i madh, kompanitë e së cilës investuan 257 milionë eurove. Stoku i investimeve turke në fund të vitit 2024, arriti 1.3 mld euro, me rritje vjetore rreth 25%.
Ndërmarrjet turke janë të shtrira prej vitesh në sektorin bankar, energjitik dhe industrinë nxjerrëse, ndërsa janë zgjeruar edhe në sektorin e pasurive të paluajtshme e ndërtim.
Pas Turqisë, investitori i dytë më i madh për vitin 2024 ishte Italia, me një fluks total prej 200 milionë eurosh. Ndërkohë, Holanda pas 5 vitesh kryesim, ka zbritur në vendin e tretë. Vlera e investimeve holandeze ra në 176 milionë euro, ndërsa stoku ishte 2.54 miliardë eurove. Tërheqja e kompanisë Shell nga kërkimet e naftës në Shpirag, ndikoi në klasifikimin e investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri.
Ndër të paktët investitorë të mirëfilltë holandezë në Shqipëri është kompania Shell, që vlerësohet se në vitet e fundit ka kryer investime të mëdha për me shpimet në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 17:17 Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë