Mungesa e punëtorëve në Gjirokastër, bizneset punësojnë familjarët ose të huaj
Bizneset turistike në Gjirokastër në këtë sezon pranvere po përballen me mungesën e punonjësve. Në kushtet e largimit të moshës së aftë për punë dhe në veçanti të të rinjve po krijohen vështirësi për gjetjen e punonjësve për sektorin e turizmit.
Për të vazhduar aktivitetin, një pjesë e administratorëve të bizneseve janë të detytuar të punësojnë familjarët e tyre.
“Situata e fuqisë punëtore në qytetin e Gjirokastrës është e dobët sepse është qytet i vogël dhe nuk ka shumë popullsi dhe turista ka shumë, vit për vit kemi mungesë të fuqisë punëtore por ne gjysmën e fuqisë punëtore, ngaqë jemi biznes familjar, e mbulojmë vetë por kemi nevojë vit për vit gjithmonë e më shumë”, tha Qazim Tuçi që ka një biznes turistik.
Kreu i Dhomës së Tregtisë në këtë qark tregon se për mbulimin e nevojave, bizneset janë drejtuar edhe tregut të jashtëm, duke punësuar të huaj në sektorin e shërbimit.
“Ka probleme pothuajse në të gjithë Qarkun po të shikoni në çdo vend, në çdo publikim të gjitha strukturat akomoduese apo agroturizmit kërkojnë fuqi punëtore, Në disa biznese është marrë fuqi punëtore nga jashtë pjesa më e madhe, jemi munduar me mish dhe me shpirt të mbajmë punonjësit që kemi patur”, tha Maksim Hoxha, Kryetar i Dhomës së Tregtisë.
Mungesa e punonjësve dhe aq me tepër atyre të kualifikuar krijon probleme për zhvillimin e turizmit cilësor në Gjirokastër.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta