“Kafir”- Tatuazhi i ri i Sekratarit të Mbrojtjes shkakton polemika: Islamofob
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një tatuazh të ri të zbuluar në trupin e tij, i cili ka shkaktuar polemika të shumta.
Tatuazhi, i shkruar në arabisht, përmban fjalën arabe “kafir” që do të thotë (jobesimtar). Tatuazhi i ri u vu re nga ndjekësit e tij pas imazheve të postuara gjatë një aktiviteti fizik me trupat e marinës në bazën amerikane Pearl Harbor-Hickam.
Kjo fjalë, e përmendur në Kur’an, është përdorur historikisht për të përshkruar ata që nuk i përkasin besimit islam, por në kontekstin aktual ka ngjallur debate mbi mesazhin që Hegseth po transmeton përmes simbolikës së tij personale.

Zbulimi i këtij tatuazhi vjen në një moment kur Hegseth po përballet me kritika të ashpra në lidhje me ndarjen e informacioneve sekret mbi planin e sulmit amerikan në Jemen.
Plani i luftës u nda në një grup në aplikacionin Signal, pjesë e të cilit krahas zyrtarëve më të lartë të sigurisë në SHBA ishte futur dhe një gazetarnë një bisedë grupi në aplikacionin Signal. Hegseth ka mohuar ndarjen e të dhënave të klasifikuara.
Tatuazhi “kafir” ndodhet poshtë një tjetër tatuazhi që ka ngjallur debat, “Deus Vult”, një slogan i kryqëzatave të mesjetës. Kjo ka ngjallur reagime të ashpra nga aktivistë të të drejtave të njeriut dhe komuniteti mysliman, të cilët e konsiderojnë një mesazh islamofobik nga një zyrtar i lartë i Pentagonit.
Aktivistja pro-palestineze Nerdeen Kiswani e cilësoi tatuazhin si një “simbol të qartë të islamofobisë në nivelet më të larta të pushtetit në SHBA”, ndërsa gazetari Tam Husein vuri në dukje se për botën myslimane, ky tatuazh mund të interpretohet si një deklaratë armiqësore.

Nga ana tjetër, mbështetësit e Hegseth argumentojnë se fjala “kafir” është përdorur gjerësisht nga veteranët amerikanë të luftërave në Lindjen e Mesme si një shprehje kundër ekstremizmit.
Ende mbetet e paqartë nëse ky tatuazh është i ri apo ka kaluar pa u vënë re më herët. Departamenti i Mbrojtjes nuk ka komentuar mbi këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)