“Fillova si marinar”, shqiptaro-amerikani merr komandën e një luftanije amerikane

28 Mars 2025 | 17:26

Komandanti Alban Dervishi, është një shqiptaro amerikan i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. Ai ka lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake. Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane.

“Isha vetëm 16 vjeç, kisha mbaruar vitin e dytë të gjimnazit dhe më pas vajtëm në New York. Ndihem shumë krenar që këtë qershor marr komandën e USS Pearl Harbor. Mu dha mundësia dhe thashë pse jo ti hyj Ushtrisë Amerikane. Kam një jetë të tërë që e prisja këtë moment dhe është një nder sepse gjatë gjithë karrierës tonë ne dedikojmë shumë për ta arritur këtë majë. Kam filluar si një marinar i thjeshtë dhe gjithçka shkoi me shkallë.

Gjatë karrierës time kam qenë në 7 anije të ndryshme dhe kam lundruar çdo det të botës, duke përfshirë dhe operacionet më kritike, si të luftës së Afghanistanit, Irakut dhe operacionet e tjera”, tha komandanti Dervishi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026