Vidhte varëse floriri me dhunë, vihet në pranga 32-vjeçari në Tiranë
Policia e Vorës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Mekanizmi”, pas hetimeve të realizuara në lidhje me vjedhjet e varëseve të floririt me dhunë që ndodhën gjatë muajit mars 2025. Gjatë hetimeve, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar, shtetasi F. C., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Sipas kallëzimeve të tre shtetaseve, të cilat raportuan se gjatë muajit mars iu ishin vjedhur varëset e floririt me dhunë, operacioni u zhvillua në Vorë dhe Kamëz. Pas veprimeve hetimore dhe operacionale, u mundësua identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar për vjedhjet.
Policia ka njoftuar se po punohet për zbardhjen e mundshme të vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 32-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje