Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kremtojnë Fiter Bajramin
Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kanë festuar ditën e Fitër Bajramit. Mëngjesin e sotëm në mjediset e Pallatit të Sportit u zhvillua ceremonia religjioze e kësaj dite të shenjtë për besimin islam. Faljen e namazit e ka drejtuar myftiu i Gjirokastrës, Aorel Senja.
Besimtarët janë lutur për më shumë paqe dhe harmoni mes njerëzve.
“Gëzuar Fitër Bajramin, lus Zotin e gjithësisë që tja ketë pranuar adhurimet, agjërimin dhe përkushtimin tuaj gjatë muajit të begatë, kjo është një ditë feste, një ditë gëzimi brenda familjeve tona, brenda komuniteteve tona duke ndarë këtë gëzim me familjen tonë, me prindërit tanë me të afërmit tanë dhe me gjithë shoqërinë”, tha myftiu i Gjirokastrës.
Më pas për besimtarët janë shpërndarë ëmbëlsirat e festës
Pjesë e festimeve të Ditës së Fitër Bajramit në Gjirokastër ishte edhe pritja e organizuar nga myftinia si dhe vizitat e besimtarëve në familjet e njeri-tjetrit.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)