OBSH apelon për 8 milion dollarë ndihmë humanitare nga tërmeti në Mianmar

31 Mars 2025 | 07:19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë një apel urgjent për 8 milion dollarë, ndërsa grupet humanitare paralajmërojnë për një krizë në përkeqësim në Myanmar, pas një tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.7.

Gati 72 orë pas katastrofës, autoritetet ushtarake të vendit kanë konfirmuar 1,700 të vdekur dhe qindra të zhdukur. Përveç pasojave të tërmetit, ushtria e Myanmarit ka intensifikuar sulmet ajrore kundër grupeve të armatosura të rezistencës, të cilat e kanë luftuar regjimin për katër vjet, raporton BBC.

Lëkundjet e fuqishme u ndjenë edhe në vendet fqinje, përfshirë Tajlandën, ku numri i viktimave ka arritur në 18. Në Bangkok, ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë 76 punëtorë ndërtimi të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese të shembur.

Familjarët e tyre po presin me ankth lajme. Një grua tha për BBC: “Do të pres për aq kohë sa duhet.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026