Tiranë| I grabiti me dhunë telefonin 52-vjeçarit, arrestohet i riu zvicerian
Një 20-vjeçar zvicerian, është arrestuar këtë të hënë nga policia e Tiranës, pas përfshirjes në një grabitje me dhunë.
Sipas policisë, i riu ndoqi një 52-vjeçar dhe pas një konflikti fizik në rrugën e Barrikadave, i grabiti telefonin celular.
Grabitja ndodhi të dielën, ndërkohë që menjëherë pas marrjes së informacionit, Komisariati Nr. 3 organizoi operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Pas identifikimit, policia mundi të lokalizonte të riun ku gjatë arrestimit iu sekuestrua dhe telefoni i vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, ditën e djeshme, pas informacionit të marrë se në Rrugën e Barrikadave, një shtetas, ka vjedhur me dhunë aparatin celular një 52-vjeçari, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i hetimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 është lokalizuar dhe arrestuar shtetasin e huaj zvicerian J. K., 20 vjeç. Ditën e djeshme, ky shtetas ka ndjekur 52-vjeçarin gjatë kohës që po kthehej për në banesë, dhe pasi e ka ndaluar është konfliktuar fizikisht me të dhe i ka marrë aparatin celularin. Aparati celular u gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 20-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West