Shkoi të merrte vëllanë në aeroport, si ndodhi aksidenti i rëndë me 4 viktima

20 Mars 2025 | 12:34

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës së të mërkurës në Fushë-Prezë, ku një automjet me të cilin udhëtonin katër të rinj është përplasur me një betoniere dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, të gjithë personat që ndodheshin në automjet kanë humbur jetën.

Viktimat janë identifikuar si vëllezërit Enejd dhe Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi, të moshës 20-25 vjeç, nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës.

Si ndodhi aksidenti?

Të rinjtë sapo ishin kthyer nga aeroporti i Rinasit, ku kishin shkuar për të pritur Enejd Laçin, i cili ishte kthyer nga Gjermania. Pas daljes nga aeroporti, ata ishin nisur drejt banesave të tyre, por rruga u kthye në tragjedi për ta.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se betoniereja sapo kishte përfunduar punën dhe ishte futur në rrugë. Automjeti tip Benz, me të cilin po udhëtonin të rinjtë, ka ardhur nga pas dhe është përplasur me betonieren, duke shpërthyer menjëherë në flakë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Një nga pistat kryesore të hetimit është nëse betonierja kishte sinjalizuesin e ndalimit të vendosur në pjesën e pasme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026