Tirana prek fundit, Elbasani fiton 2-1 ndaj bardhebluve
Elbasani ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-1 ndaj Tiranës në ndeshjen e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’, duke i zhytur kryeqytetasit në fundin e tabelës.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që kërkuan të sulmonin menjëherë ndërsa bardheblutë kaluan në epërsi pas vetëm 12 minutash lojë.
Përgjoni përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe, pas një përpjekjeje të shpejtë, dërgoi topin në rrjetë nga afër.
Elbasani tentoi të reagonte, duke e kërcënuar portën e Tiranës. Në minutën e 28-të, Olberkis goditi me kokë, por topi kaloi jashtë kuadratit, edhe pse portieri Selmani kishte “boshatisur” portën.
Për golin e barazimit pritej minuta e 72-të, kur një harkim perfekt i Lilës gjeti Qosen, i cili e realizoi me kokë pas një koordinimi të shkëlqyer.
Në minutat shtesë, Qose shënoi golin e dytë, duke përmbysur rezultatin dhe i dhënë fitoren Elbasanit.
Me këtë rezultat, Tirana mbetet në vendin e fundit të klasifikimit me 32 pikë, ndërsa Elbasani ndodhet në vendin e pestë me 43 pikë.
Takimi i ardhshëm për Tiranën do të jetë një derbi kundër Partizanit, ndërsa Elbasani do të ndeshet me Egnatian në Rrogozhinë.

LEXONI GJITHASHTU:
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni