Derbi i Madoninës pa fitues, Çalhanoglu shpëtimtari i Interit

3 Prill 2025 | 09:55

Derbi i Milanos mbyllet në barazim 1-1, golat u shënuan nga Abraham dhe Çalhanoglu.

Derbi i Milanos nuk ka prodhuar fitues në ndeshjen e parë, ndërsa kualifikimi do të vuloset në duelin e kthimit. Milani kaloi i pari në avantazh me Abrahamin, por zikaltrit barazuan me turkun Çalhanoglu.

Interi ka regjistruar një tjetër ndeshje pa fitore ndaj rivalëve historikë të qytetit, Milanit, ku përballja e katërt sezonale është mbyllur në një barazim 1-1. Gjithçka mbetet e hapur sa i përket çështjes së kualifikimit, ku gjithçka do të vendoset në duelin e kthimit. Me disa ndryshime në formacion, të dyja ekipet u përpoqën të merrnin fitoren, por në fund barazimi 1-1 i shkon më shumë për shtat zikaltërve, të cilët provuan rotacionin për faktin se në Champions i pret një duel tejet i vështirë përballë Bayernit.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar në lojë dhe rezultat, teksa u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa të dy golat erdhën në fraksionin tjetër. Abrahami kaloi përpara kuqezinjtë sapo nisi pjesa e dytë, por ky avantazh zgjati vetëm 20 minuta, pasi Çalhanoglu realizoi pas një gjuajtjeje të bukur nga distanca për të rikthyer ekuilibrat.

Zëvendësimet e kryera nga Conceição nuk sollën ndryshim të shifrave, duke bërë që gjithçka të mbyllet në paqe, por jo për shumë kohë. Kjo për faktin se vetëm një prej skuadrave mund të kalojë në finalen e Kupës së Italisë, trofe që shihet me më shumë prioritet nga Milani, ashtu siç edhe trajneri e ka konsideruar shpëtimin e sezonit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026

Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni

Egnatia ka barazuar 3-3 ndaj Celjes në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Champions League, në një sfidë spektakolare dhe të...
17:34 | 23/07/2026

Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët jashtë Kuvendit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur në seancën plenare vetëm për të...
16:57 | 23/07/2026