Emrat/ Hakeruan kompjuterat e prokurorëve të SPAK, arrestohen dy ish-zyrtarë

3 Prill 2025 | 10:11

Dy persona janë arrestuar në flagrancë me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se kanë kryer ndërhyrje në sistemin kompjuterik të tre prokurorëve të Posaçëm.

Sipas gazetarit te Euronews Albania të arrestuarit janë Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj ndërsa akuzohen për veprën penale të ndërhyrjes së paautorizuar kompjuterike, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ngjarja ka ndodhur rreth 3 javë më parë kur specialistët e IT-së në SPAK kanë dhënë alarmin pasi kanë vënë re një avari ose një aktivitet të çuditshëm në e-mailet e tre prokurorëve.

Më pas, hetimet e shpejta dhe dinamike nga ana e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë konfirmuar edhe dyshimet për implikimin e dy shtetasve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, të cilët janë arrestuar dhe janë nën masën e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme.

Dyshohet se, përmes hakerimit apo ndërhyrjes së paautorizuar kompjuterike, janë shpërndarë disa materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme.

Pas arrestimit të dy personave, të cilët kanë shërbyer në disa institucione gjatë viteve të fundit, si në Drejtorinë e Burgjeve, Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit dhe Drejtorinë e Hipotekave, SPAK po heton për të zbuluar se kush qëndron pas këtij sulmi dhe kush mund të jetë organizatori i ndërhyrjes në kompjuterët apo e-mailet e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Sot, pritet të ketë një reagim zyrtar nga SPAK, i cili do të sqarojë mënyrën e ruajtjes së e-maileve dhe informacioneve sensitive që qarkullojnë në Prokurorinë e Posaçme dhe kompjuterët e prokurorëve të kësaj prokurorie.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme është duke ndërtuar një sistem të ri për menaxhimin e çështjeve, i cili do të ketë një server të veçantë, duke garantuar mbrojtjen e informacionit dhe sigurinë kibernetike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026