Benet Beci i përgjigjet akuzës së Berishës: Puna është mesazhi ndaj akuzave politike

3 Prill 2025 | 15:45

Nga investimi më i ri që ka nisur në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci i ka kthyer përgjigje akuzave politike të adresuara ndaj tij nga kreu i PD, Sali Berisha.

Ky i fundit tha se ka një dosje shumë të rëndë për Benet Becin dhe se ai po mbahet peng me një dosje shumë të rëndë nga Rama. Më tej Berisha shton se lidhur me këtë, PD qëndron kundër politikës së pengjeve.

Pa cekur në asnjë rresht diskursin politik, Beci u shpreh se puna dhe kantieret e hapura në Shkodër, janë mesazhi më i mirë ndaj çdo akuze politike, diskutime nga të cilat Shkodra ka qenë “peng” i politikës së vjetër prej 30 vitesh.

Kryebashkiaku Benet Beci inspektoi nga afër nisjen e punimeve të një projekti të ri në rrugën e Shirokës ku po ndërtohet një korsi e re biçikletash dhe rruga panoramike e liqenit për këmbësorët duke zëvendësuar pllakat e gurit që krijonin shqetësim për përdoruesit e biçikletave.

Janë një sërë investimesh që janë në proces në Shkodër, hyrjen e qytetit, Urën e Bohçallekut, rrugën Shirokë  Zogaj, pastrimin e Liqenit të cilat krijojnë një impakt jo vetëm për banorët e Shkodrës por edhe për vizitorët e shumtë që i drejtohen kryeqendrës së veriut.

“Secili bën më mirë atë që di të bëjë më mirë, dikush bën më mirë të flasë dhe të shajë. Ajo që dimë ne të bëjmë më mirë është që të bëjmë punën. Se puna është përgjigjja më e mirë për Shkodrën. Shkodra nuk ka nevojë shumë për një temperaturë politike sesa ka nevojë për një motivim pune. Ne kemi hyrjen e Shkodrës, investimi që filluam sot është investimi Shirokë-Zogaj. Po pastrojmë liqenin. A ka përgjigje më të bukur, më të qetë për qytetin sesa kjo?”-tha Beci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026