Miliarderët goditen nga tarifat e Trump, më i dëmtuari është Elon Musk
Bloomberg raportoi se Elon Musk, CEO i Tesla-s, humbi 11 miliardë dollarë një ditë pas hyrjes në fuqi të tarifave të reja të shpallura nga administrata e Donald Trump. Musk, një mik i njohur i presidentit amerikan, ishte ndër miliarderët më të goditur në SHBA pas zbatimit të tarifave të reja.
Sipas të dhënave të Bloomberg, më shumë se gjysma e njerëzve që monitorohen nga indeksi i pasurisë u goditën me humbje të konsiderueshme pas shpalljes së tarifave. Pjesa më e madhe e 500 personave më të pasur në botë humbën gjithsej 208 miliardë dollarë brenda një dite.
Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe Mark Zuckerberg i Meta, gjithashtu pësuan humbje të mëdha. Ja çfarë ndodhi për disa prej miliarderëve më të mëdhenj të botës:
Elon Musk: Të enjten, një ditë pas shpalljes së tarifave, Musk humbi 11 miliardë dollarë. Në total, CEO i Tesla ka humbur 110 miliardë dollarë këtë vit deri më tani. Aksionet e Tesla-s ranë me 5.5% të enjten.
Jeff Bezos: Aksionet e Amazon ranë me 9% të enjten, duke i kushtuar Bezos 15.9 miliardë dollarë në pasuri personale.
Mark Zuckerberg: Zuckerberg, themeluesi i Meta, ka humbur 17.9 miliardë dollarë që nga shpallja e tarifave të reja, duke përbërë rreth 9% të pasurisë së tij. Që nga mesi i shkurtit, aksionet e Meta kanë rënë me rreth 28%.
Këto humbje janë pasojë e ndikimit të drejtpërdrejtë të tarifave të reja të vendosura nga administrata e Trump, të cilat kanë shkaktuar një tronditje të rëndësishme në tregjet financiare.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)