Usyk rrëfen pengun e karrierës: Dua të luftoj para popullit tim, në Ukrainë
Kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, Usik ka rrëfyer pengun e madh të karrierës, njëkohësisht dhe ëndrrën, që të boksojë përpara popullit të tij. Ukrainasi mendon se lufta do të zgjasë ende, e si pasojë ai nuk mund të ndeshet në vendlindje.
Karriera e tij ka rezultuar një sukses i padiskutueshëm, duke fituar cdo trofe të mundshëm, e madje ngjitur në majën e piramidës botërore të boksit, por për Oleksandr Usyk asgjë nuk ka më tepër rëndësi se të boksojë përpara popullit të tij. 38-vjecari e cilëson këtë si një ëndërr, por njëkohësisht një peng që nuk ka gjasa të realizohet për shkak të gjendjes së luftës.
“Tani mendoj se nuk është e mundur. Rusia lufton me Ukrainën, ka shumë raketa. Unë flas me vajzën time 14 vjeçe. “Hej, si jeni?” “O baba, kjo natë ishte e tmerrshme”. Kështu që, të dueloj si kampion bote para fansave të mi nuk besoj se do të realizohet ndonjëherë”, deklaroi Usyk në një intervistë për Sky Sports.
Oleksandr Usyk shpesh ka reaguar në lidhje me situatën që vendi i tij po kalon si pasojë e luftës, ku me mijëra qytetarë të pafajshëm kanë humbur jetën. Sa i përket karrierës si sportist numëron vetëm fitore konkretisht 23 të tilla, nga ku 14 janë me KO. Dueli i fundit ishte ai ndaj Tyson Fury, një ripërballje ku sërish arriti ta mposhtë, duke bërë që britaniku të njoftonte tërheqjen nga boksi.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 17:28 Sulm me dronë ukrainas në zemër të Rusisë, goditet rafineria strategjike e Omskut
- 17:00 Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
- 16:53 Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, urdhërohet të paguajë 22.5 milionë euro taksa
- 16:48 Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik