“Shqiptarë të panjohur”, shkrimtari Ben Blushi sjell ekspozitën me 42 fotografi
“Shqiptarë të panjohur” kështu e ka cilësuar shkrimtari/ publicisti Ben Blushi ekspozitën me fotografi, të çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog . I joshur nga thjeshtësia, njerëzit e zakonshëm që mbartin në vetvete histori, Blushi sjell 42 imazhe të cilat i cilëson plot domethënie si një ndalim për të vënë re atë që zakonisht neglizhohet.
“Fotografa ka disa sekrete të cilat unë i kam mësuar rrugës. Duke fotografuar njerëz të zakonshëm. Fotografia e mirë është ajo që ka një sfond të bukur. E mësova këtë lloj arti duke ecur shumë nëpër Shqipëri”,-tha shkrimtari Ben Blushi.
Fotografitë e shkrepura nga aparati i tij krijojnë një përvojë vizuale që nxit reflektimin mbi lidhjen ndërmjet individëve dhe hapësirave të tyre sociale që Blushi e cilëson “Në kërkim të çastit dhe të një fotografie më të mire” ku do të vazhdoj të eci duke e drejtuar aparatin e tij mbi portretet e njerëzve të panjohur.
“Njerëzit rrinë si të duan, ecin si të duan, qethen si të duan, vrapojnë, ti duhet t’i kapësh ata. Në kërkim të këtyre fotove unë kam bërë mijëra kilometra nëpër Shqipëri duke takuar njerëz që nuk më kishte rënë rasti ti takoja. Kështu që kjo është arsyeja që dua ta ndaj këtë eksperiencë sepse në fakt mua më ka shijuar shumë”,-tha Blushi.
Kryeministri Rama i pranishëm në këtë ekspozitë i zhveshur nga politika e i vendosur me syrin kritik të një piktori e cilësoi ekspozitën mbresëlënëse
“Është një ekspozitë e një niveli shumë të lartë. Një ekspozitë që do të mund të qëndronte në çdo hapësirë të fotografisë në Europë apo në Amerikë. është një fotografi shumë origjinale edhe pse është e rastësishme, në kuptimin që është gjetur në rrugë”,- Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Në këtë ekspozitë, Ben Blushi na fton të shohim përtej sipërfaqes, të çmontojmë narrativën e zakonshme dhe të përqafojmë një Shqipëri më të pasur dhe më të gjerë, ku çdo individ, i njohur ose i panjohur, është pjesë e historisë dhe kulturës së vendit. Ekspozita “Shqiptarë të panjohur”, do të qëndrojë e hapur ne Qendrën për Hapje dhe Dialog për të gjithë artdashësit deri më 30 Prill.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta