Berisha: Do çlirojmë bizneset nga barra e madhe fiskale, minimumi jetik 200 euro
Gjatë një takimi me mbështetës në degën 2 të PD-së në Tiranë, lideri i opozitës Sali Berisha ka paraqitur masat që do të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset në rast se ai do të vij në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit.
Sipas Berishës do të vendosen masa emergjente për përmirësimin e kushteve ekonomike të shtresave në nevojë dhe të përballimit të inflacionit, si dhe do të bëhen investime në prodhimin vendas.
“Ne vendosim minimumin jetik 200 euro. Absolutisht, në 3 muajt e parë të qeverisjes sonë,” tha Berisha.
Ish-kryeministri premtoi gjithashtu se do të krijohet “Karta e Konsumatorit,” për të lehtësuar qytetarët, ndërsa pensionistëve u garantoi një rritje të menjëhershme të pensioneve.
“Pensionet do të indeksohen me dyfishin. Fillimisht, do rriten me 20%. Nuk mund të marrë pensionisti ilaçet me të njëjtin çmim që i marrim ne me paga të larta. Jo!” u shpreh Berisha.
Një tjetër masë e propozuar nga ai ishte rimbursimi i TVSH-së për pensionistët deri në 450 euro në vit. Po ashtu, ai tha se do të bëhen përpjekje për të mbështetur familjet dhe fëmijët.
Përsa i përket biznesit, Berisha premtoi lehtësira fiskale për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Ne do çlirojmë bizneset nga barra e madhe fiskale, sepse besojmë se paratë në kontot e bizneseve janë më të vlefshme se ato në llogaritë e qeverisë. Ata do të kenë mundësi që të investojnë dhe të krijojnë vende pune,” u shpreh ai.
Berisha gjithashtu premtoi se do të punohet për të nxitur prodhimin vendas në çdo pjesë të Shqipërisë, me qëllimin e shndërrimit të burimeve natyrore në pasuri për qytetarët.
“Ne do bëjmë gjithçka që Shqipëria të prodhojë kudo, në çdo skaj të saj, në mënyrë që të mirat të shndërrohen në pasuri për qytetarët. Shqipëria që prodhon është një Shqipëri që gëzon dhe begaton qytetarët e vet,” tha ai.
Më tej, Berisha premtoi se do të bëjë gjithçka për të zbuluar dhe shfrytëzuar pasuritë natyrore të Shqipërisë, dhe se të ardhurat do të përdoren për politikat sociale që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta