Berisha kërkon leje për të mos u paraqitur në SPAK më 7 prill, zbardhet kërkesa

4 Prill 2025 | 10:47

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar leje nga Prokuroria e Posaçme për të mos u paraqitur më datë 7 prill në organin e akuzës. Burime bëjnë me dije se Berisha ka argumentuar në kërkesën e bërë se në këtë datë do të ndodhet në Strasburg, për një angazhim politik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kryedemokrati është aktualisht nën masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” dhe duhet të paraqitet në SPAK, në kuadër të hetimeve për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Nuk dihet ende nëse prokurorët do ta pranojnë këtë kërkesë, por precedentë të ngjashëm ka pasur më parë. Më herët, SPAK ka lejuar shtyrjen e paraqitjes së Berishës, kur ai ka pasur angazhime zyrtare në Gjermani.

Mbetet për t’u parë nëse organi i akuzës do të konsiderojë të njëjtën qasje edhe për angazhimin e radhës në Strasburg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçekut, kush e zëvendëson

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur këtë të martë me një njoftim nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me një ndryshim në përbërjen e...
10:29 | 30/06/2026

Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja”, teksa pasi dy punonjës kanë humbur jetën brenda pak...
10:19 | 30/06/2026

Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)

Protestuesit e parë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para godinës së Kuvendit, ku në orën 10:00 është parashikuar të zhvillohet seanca plenare. Tubimi ishte paralajmëruar...
09:48 | 30/06/2026