Homazhet për Margarita Xhepën, Berisha: Do mbetet e gjallë në artin shqiptar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në homazhet e mbajtura në nder të ikonës së teatrit dhe kinematografisë Margarita Xhepa, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Berisha shprehu mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të Xhepës në artin dhe kulturën shqiptare.
“Nderimin më të thellë, por edhe mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada, sa askush tjetër, në skenën dhe filmin shqiptar. Ajo nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj. Do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare”, u shpreh Berisha.
Gjithashtu, aktorja Tinka Kurti mori pjesë në homazhet në nder të aktores, koleges dhe mikes së saj Margerita Xhepa
“Unë e kisha vajzë e kisha shoqe dhe e kisha mikeshë. Nuk kemi ç’të bëjmë, unë jam më e madhe se ajo, duhet të hesht se kam dhimbje të madhe shumë, shumë”, tha ajo për mediat.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson
Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)
- 10:29 Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson
- 10:23 Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës
- 10:19 Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
- 10:18 Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar