Mbahen homazhe për ikonën e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa
Janë mbajtur ditën e sotme homazhet për aktoren e madhe, Margarita Xhepa në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Homazhet kanë nisur që prej orës 10:00 dhe pritet të përfundojnë rreth orës 13:00.
Margarita Xhepa ndërroi jetë ditën e djeshme të 3 prillit në moshën 91-vjeçare në një spital privat. Mësohet se kohët e fundit ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, ku vuante nga mushkëritë.
Një ditë para se të nderonte jetë, Margarita Xhepa festoi ditëlindjen e 91-të. Aktorja është një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit shqiptar. Zonja e madhe e skenës numëron mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi. Margarita Xhepa mbetet në memorien e shqiptarëve në shumë filma si “Dimri i fundit”, “Koncert në vitin ‘36”, “Apasionata”, “Gjeneral Gramafoni”, etj.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasje te Parlament, policia ndërhyn për të hapur rrugën nga protestuesit
LIVE| Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 12:16 Përplasje te Parlament, policia ndërhyn për të hapur rrugën nga protestuesit
- 12:08 LIVE| Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
- 11:58 Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë
- 11:53 Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit