“Pranvera ballkanike”, eksperti: Rrezikohet stabiliteti i vendeve fqinje të Serbisë

4 Prill 2025 | 21:56

Duke folur në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, eksperti i sigurisë në Maqedoninë e Veriut, Bashkim Selmani, tha se aktualisht pritet një “pranverë ballkanike” dhe sipas tij, të gjitha vendet fqinje të Serbisë janë të kërcënuara nga fenomene si krimi i organizuar, problematikat ekonomike, politike, shpopullimi, etj.

Eksperti theksoi se Maqedonia e Veriut, aktualisht, duket se është më afër politikave serbe dhe sipas tij, roli i shqiptarëve po anashkalohet.

“Aktualisht, pritet pranvera ballkanike, e cila bën që çdo vend fqinj i Serbisë të jetë i pasigurt dhe i kërcënuar në aspektin ekonomik, nga krimi i organizuar dhe në shumë aspekte të tjera, përfshirë shpopullimin. Shohim tani Maqedoninë me një politikë pro-serbe dhe duket sikur Republika Srpska po vepron në Maqedoni. Kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë, duke cenuar çdo element të zhvillimeve pozitive të kombit shqiptar.”

Eksperti Selmani tha se Serbia ka një “bombë” në kuptimin figurativ dhe e kurdis për të krijuar problematika të ndryshme në vendet fqinje, duke përmendur këtu edhe zjarrin në Koçan dhe takimin mes krerëve të pozitës dhe opozitës maqedonase.

“Serbia aktualisht e ka “bombën” dhe e kurdis në të gjitha vendet fqinje në mënyra të ndryshme: në aspektin fetar, politik, ekonomik dhe në tensionet që vazhdojnë të rriten. Kjo është e dukshme edhe në rastin e Koçanit, ku shërbimet janë aktive dhe të lidhura. Nëse merret parasysh çështja shqiptare, asnjëherë nuk ka qenë më e goditur dhe shqiptarët po përzihen jashtë institucioneve. Për këtë çështje, mjafton të kujtojmë takimin mes liderit të opozitës dhe opozitës, dhe duket se kanë anatemuar pozitat e politikës shqiptare. Subjektet politike shqiptare nuk kanë kuptim të qëndrojnë në këtë qeveri. Duhet një reagim, dhe më vjen shumë keq që kjo po ndodh”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi

Analisti Ben Andoni, i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe për...
19:25 | 18/07/2026

“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë

Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egro në Balkan Talks, studiuesi i gjeopolitikës, dr. Sadri Rambaja, u shpreh se deklarata...
18:47 | 18/07/2026

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026