Debutoi me Kombëtaren, Juljan Shehu kthehet me gol në Poloni

5 Prill 2025 | 14:19

Pak ditë më parë, debutoi me Kombëtaren shqiptare, duke zhvilluar një tjetër paraqitje pozitive.

Një 90-minutësh tejet i vlerësuar në duelin me Andorrën tregoi që është një futbollist që meriton ftesa të vazhdueshme.

Juljan Shehu po kalon një periudhë fantastike dhe duket se fatin ia ka sjellë Kombëtarja, pasi kthimi në Poloni e ka gjetur me dy gola të realizuar.

Mesfushori shqiptar realizoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Lechia Gdansk, madje në fund ishte dhe lojtari më i vlerësuar për skuadrën e tij.

Një paraqitje pozitive e Shehut, i cili është padyshim ndër lojtarët kryesorë te Lodz dhe me gjasa shumë shpejt do të jetë në qendër të merkatos së transferimeve.

Menjëherë sapo u kthye në Poloni, 26-vjeçari arriti të gjente golin ndaj Piast Gliwice, teksa ka arritur të shënojë në dy ndeshje radhazi.

Flashscore, por dhe kompani të tjera të matjes së performancës, e vlerësuan Shehun me një notë 7.9, më e larta në fushë.

Në përballjet në të cilat ai është aktivizuar, është vlerësuar maksimalisht, ndërsa kjo bën që vëmendja e madhe të jetë te Kombëtarja shqiptare, aty ku po ashtu do të luftojë për të marrë sa më shumë minuta.

LEXONI GJITHASHTU:

“Ishim më keq se autobusi”, Sokol Kushta: Me Anglinë ndeshja më e dobët e Kombëtares

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026

Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni

Egnatia ka barazuar 3-3 ndaj Celjes në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Champions League, në një sfidë spektakolare dhe të...
17:34 | 23/07/2026

Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët jashtë Kuvendit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur në seancën plenare vetëm për të...
16:57 | 23/07/2026