Ronaldo shënon golin e 931-të në karrierë, Al-Nassr futet në luftën për titull

5 Prill 2025 | 13:36

Cristiano Ronaldo ka realizuar dopietë në ndeshjen e fundit në ligën arabe, duke regjistruar në total 931 gola në karrierë ndërsa sa i përket aventurës së tij me Al Nassr, ai deri më tani ai ka shënuar 94 herë.

Al Nassr i është rikthyer luftës për titull në Saudi Pro League, ndërsa të premten mori një fitore mjaft të rëndësishme përballë një rivali direkt, siç është Al Hilal.

Skuadra u udhëhoq nga portugezi Cristiano Ronaldo, i cili realizoi një dopietë dhe dhuroi një tjetër performancë fantastike.

Goli i tij i parë erdhi në minutën e 47’, pasi u shërbye brenda zonës së rreptësisë nga senegalezi Mane.

Dy minuta para fundit, ai ktheu në gol një 11-metërsh, duke ekzekutuar saktë në qendër të katërkëndëshit.

Një fitore kjo e rëndësishme për Al Nassr, që renditet i treti në kampionat, por dhe për Ronaldon, që numëron 84 realizime me skuadrën e tij që prej kalimit në Arabinë Saudite.

Jo vetëm kaq, por 40-vjeçari synon që të arrijë kuotën e 1 mijë golave në karrierë, edhe pse do të jetë e vështirë, pasi deri më tani ka 931 realizime.

Synimi i tij mund të duket i vështirë për t’u arritur, megjithatë, në fund të ndeshjes, portugezi u shpreh se nuk po lufton vetëm për të arritur 1 mijë gola, por për të ndihmuar skuadrën e tij në fitimin e trofeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026

Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni

Egnatia ka barazuar 3-3 ndaj Celjes në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Champions League, në një sfidë spektakolare dhe të...
17:34 | 23/07/2026