Fshihte drogë në magazinën e lokalit dhe e shiste në doza, arrestohet 38-vjeçari

6 Prill 2025 | 12:25

Policia e Vlorës ka arrestuar një 38 vjeçar me akuzën e prodhimi dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Vlorës, në kuadër të veprimeve operacionale për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, organizoi dhe kreu kontrolle në një ambient që shërbente si magazinë, pranë lokalit në administrim të tij, si dhe në banesën e tij.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ll., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrolleve në magazinën dhe banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokaine, të cilat ky shtetas dyshohet se i ndante më pas në doza me qëllim shitjen e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026