“Alergjitë, vdekjeprurëse”, Alkerta Ibranji: Ja ushqimet që i shkaktojnë
Alergologe Alkerta Ibranji ishte këtë të diel e ftuar në “Health o’clock” në Euronews Albania për të folur për problemet që na vijnë nga alergjitë dhe mënyrën se si duhet të veprojmë kur një ushqim mund të na shkaktojë alergji.
Ibranji tha se ushqimet e para që mund të na bëjnë alergji janë qumështi dhe veza, pasi këto janë edhe ushqimet e para që në përgjithësi konsumojmë:
“Qumështi dhe veza janë ushqimet e para me të cilat fillojmë ushqyerjen janë ushqimet që mund të shkaktojnë alergji. Por këto janë edhe alergji që në shumicën e rasteve, kufizohëen apo zhduken. Çdo rast kërkon vlerësim specialisti sepse ka disa prediktor kilnik që ne i shikojmë te disa fëmijë me probleme të rrugëve të frymëmarrjes që ne e dimë nëse te këta fëmijë ka shanse të zhduket apo të shtohet. Një alergji cenon cilësinë e jetës janë alergjitë nga drithërat, alergjia nga kikiriku, alergjia nga karkalecat”.
E pyetur se sa e rrezikshme mund të jetë një alergji nga ushqimi, alergologia tha:
“Një alergji ushqimore kërcënon në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën pavarësisht nga mosha e pacientit”.
Ajo më tej shpjegoi se si duhet të veprohet në rast se jemi diagnositfikuar me një alergji ushqimore.
“Një episod i parë përjetohet për herë të parë përjetohet me një dramë të madhe dhe adresohet në urgjencë, ku më pas drejtohet te specialisti për t’ju dhënë diagnostikimi i duhur. Në momentin që ne diagnostikojmë një pacientë me një alergji ushqimore, detyra profesionale është që ky pacient të pajiset me adrenalinë. Adrenalina është i vetmi medikament jetë shpëtues i cili aplikohet në rast të ekspozimit aksident me të njëjtin ushqim në të ardhmen. Është i vetmi medikament që të jep kohë që të mbërrijë ekipi mjekësor aty ku ka ndodhur ky episod dhe të rrisë shanset e marrjes së trajtimit”,-tha Ibranji.
LEXONI GJITHASHTU:
Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë pacientin drejt dializës apo heqjes së veshkës, ja çfarë thotë doktoresha
Rrëfimi i një nëne me djalin pjesë e spektrit autik: Ka pasion të këndojë, jam e vendosur ta mbështesë
Njihuni me embriologen shqiptare që ka krijuar 22 bebe
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta