Kryeministri Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Presidenti Herzog
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë ditën e djeshme në Tel Aviv të Izraelit, një vizitë e cila u mbajt në Qendrën Mjekësore Sheba.
Kryeministri ka reaguar në rrjetin social facebook lidhur më këtë takim, ku ditën e sotme u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Presidenti Isaac Herzog. Në shkrimin e tij, ai thekson se në Shqipëri s’ka vend për asnjë formë të urrejtjes fetare apo etnike.
“Dhe me mbrëmjen e nderimit me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e cila është një nderim shumë i posaçëm për personalitete të nivelit më të lartë, por që në rastin tim e konsideroj nderimin e duhur për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre të vetëm tek nazistët, si edhe për faktin domethënës se në Shqipëri s’ka vend për asnjë formë të urrejtjes fetare apo etnike, përfshirë edhe antisemitizmin, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Gjatë vizitën në qendrën shëndetësore, Rama tha se e kishte pritur prej kohësh të shkonte atje, ndërsa vlerësojë mbështetjen e dhënë nga kjo qendër.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama me Herzog: Medalja është marrë në emër të Shqipërisë, ne mbështesim Izraelin
- Meloni: Qeveria ime krijoi 1 mln vende të reja pune, pavarësisht kohëve të vështira
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta