Seria A: Hap fals i Interit në transfertë, Roma-Juventus pa fitues
Juventusi ka barazuar me Romën në duelin direkt për zonën Euro, në një sfidë e cila u mbyll me rezultatin 1-1. Këtë fundjavë hap fals hodhën Milani dhe Interi, ndërsa në mbrëmje zbret në fushë Napoli.
Përballja e luajtur në Olimpiko mes Romës dhe Juventusit nuk prodhoi fitues, duke u mbyllur në barazim 1-1, një rezultat që nuk i shërben askujt, sidomos vendasve të cilët synojnë zonën Euro. Një 90-minutësh në të cilin ekipi i Tudor u paraqit më mirë, madje ishin bardhezinjtë që gjetën të parët golin me Locatellin në fraksionin e parë. Me nisjen e pjesës së dytë, Roma u hodh përpara, ku nga një këndore, Shomurodov realizoi duke rikthyer ekuilibrat.
Më tej, shifrat mbetën të pandryshuara. Këtë fundjavë hap fals hodhën Interi e Milani, zikaltrit në transfertën me Parmën e skuadra e Conceicaos ndaj Fiorentinës. Interi ishte në avantazhin e dy golave në 45 minutat e para, por e shpërdoroi mundësinë për marrjen e 3 pikëve pasi pësoi dy gola në pjesën e dytë. Inzaghi u paraqit me pak ndryshime në formacion, ndërsa skuadra e tij zhvilloi sfidë pozitive.
Sa i përket Milanit, pësoi 2 gola të shpejtë, por më pas rikuperoi mjaft mirë duke marrë një pikë ndaj një kundërshtari si Fiorentina. Në mbrëmje është radha e Napolit që përballet me Bolonjën në transfertë. Në rast fitoreje, 3 herë kampionët e Serisë A do të afrohen me 1 pikë distancë me Interin, për të vendosur edhe më në presion kryesuesit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ndeshja me Anglinë, Asllani: Te Interi tallen, thonë se Shqipëria do pësojë 6-7 gola
- Bolonja këmbëngul për Asllanin, Interi mendon shkëmbimin shqiptaro-argjentinas
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë