Kremlini kërkon garanci, zëdhënësi i Putin: Shumë pyetje kërkojnë përgjigje

7 Prill 2025 | 14:15

Mbetet një numër i madh pyetjesh që kërkojnë përgjigje përpara se të arrihet një armëpushim në Ukrainë.

Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Presidenti Putin e mbështet seriozisht idenë për një armëpushim, por më parë duhet të marrin përgjigje një seri pyetjesh, për të cilat nuk ka folur askush”, ka thënë Peskov.

Zëdhënësi ka komentuar kështu deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump se do të donte që presidenti rus të ndalonte aktet armiqësore.

“Jemi në kontakt me Rusinë. Do të doja shumë që Putin të ndalej”, tha më herët Trump nga bordi i “Air Force One”, duke i bërë bisht pyetjes së gazetarëve mbi gjendjen e negociatave për paqen në Ukrainë.

“Nuk më pëlqejnë bombardimet, që vazhdojnë dhe nuk ndalen. Çdo javë mijëra njerëz vriten dhe kjo është diçka e tmerrshme që nuk duhet të kishte nisur dhe nuk do të kishte nisur nëse unë do të kisha qenë president. 100 për qind e sigurt”, tha Trump.

Ndërkohë është rritur numri i viktimave të sulmeve ruse që kanë goditur qytetin ukrainas Krivi Rih më 4 prill.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se një person i plagosur ndërroi jetë në spital, duke e çuar bilancin e viktimave në 20 të vdekur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026