Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Kharkiv
Sulmet me dronë të Rusisë që goditën ndërtesa banimi në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, kanë vrarë të paktën tre persona dhe kanë plagosur 32 të tjerë, thanë zyrtarët lokalë.
Sulmet me dronë, të kryera më 3 prill, shkaktuan zjarre tha guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, i cili shtoi se dy fëmijë ishin në mesin e të plagosurve. Sipas tij, disa blloqe banimi shumëkatëshe u shënjestruan. Ekipet e shpëtimit ende janë duke kërkuar për të mbijetuar që mund të jenë bllokuar në rrënojat e ndërtesave, thanë autoritetet.
Kryetari i Kharkiv, Ihor Terekhov, tha se forcat ruse kryen të paktën 14 sulme në Harkiv brenda 40 minutave. Po ashtu autoritetet raportuan për një të plagosur nga sulmet me dronë në fshatin Ruski Tishki, në periferi të Kharkiv, vendbanim që javët e fundit është goditur vazhdimisht nga dronët rusë.
Në Dnipro, ndërkaq, tre persona u plagosën pas një sulmi masiv me dronë, tha guvernatori rajonal. Po ashtu, të paktën shtatë sulme me dronë janë kryer në rajonin e Zaporizhjas. Në Rusi, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha mëngjesin e 4 prillit se njësitë kundërajrore ruse kanë zmbrapsur një dron që ishte nisur drejt kryeqytetit rus.
“Specialistët e emergjencës po punojnë në vendet ku ranë fragmentet e dronit”, shkroi ai në Telegram.
Agjencitë ruse të lajmeve më vonë cituan përfaqësues të agjencisë federale të transportit që thanë se aeroporti Vnukovo, në Moskë, është rihapur për fluturime. Mediat ruse thanë se edhe dy aeroporte të tjera ishin urdhëruar që të mbylleshin, por ende nuk është e qartë nëse në këto dy aeroporte kanë rinisur fluturimet.
LEXONI GJITHASHTU:
Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 17:17 Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati