Emrat dhe detajet, pse dy vëllezërit dhunuan e i morën makinën 41-vjeçarit në Tiranë

8 Prill 2025 | 13:00

Policia e Tiranës arrestoi të martën dy vëllezër, të cilët kanë dhunuar një 41-vjeçar dhe më pas i kanë marrë automjetin.

Burime për Euronews Albania thonë se vëllezërit Bledar dhe Endri Hysaj pretendojnë se e kanë dhunuar dhe i kanë marrë makinën 41-vjeçarit pasi ky i fundit nuk u ka kthyer një borxh prej 3 mln lekësh, që dy vëllezërit pretendojnë se ja kanë dhënë më vitin 2009.

Ndërsa 41-vjeçari është shprehur se ka pasur njohje më herët me autorët por prej vitesh nuk frekuentoheshin më, teksa ky i fundit mori mjekim ne spital policia i ktheu dhe mjetin i cili u gjet afër banesës së 2 vëllezërve.

Njoftimi i policisë:

“Finalizohet operacioni i koduar ‘Motivi’, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte dhunuar dhe më pas i kishin marrë automjetin, kanë organizuar operacionin për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i operacionit, u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit B. H., 44 vjeç, dhe E. H., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër).

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij.

Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së dy vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’, kryer në bashkëpunim,” thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026