Robert de Niro do të nderohet me “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës
Dy herë fitues i çmimit “Oskarit”, aktori Robert De Niro, i konsideruar si një nga më të mirët në botë do të nderohet me Palmën e Artë për karrierën në Festivalin e 78-të të Filmit në Kanë.
Aktori njihet për përgatitjen intensive për secilin rol dhe për t’u zhytur thellë për të transformuar veten, si për shembull në filmin “Taxi Driver”, apo në rolin e veteranit të zhgënjyer nga lufta e Vietnamit në filmin “The Deer Hunter” dhe ish-të dënuarin hakmarrës në “Cape Fear”.
Gjatë dekadave ai ka punuar rregullisht me Scorsese-n, të dy kanë realizuar disa filma duke filluar nga “Mean Streets” i vitit 1973, ku De Niro luan rolin e mafiozit të vogël Johnny Boy. Filmi i solli mundësi të shkëlqyera në karrierë dhe bashkë me Scorsese-n filmat klasikë “Goodfellas” dhe “Raging Bull” si dhe filmin e fundit tepër të suksesshëm si “The Irishman”.
De Niro u shfaq së fundmi në tapetin e kuq të Kanës për rolin e tij në filmin “Killers of the Floëer Moon” të regjisorit Martin Scorsese.
Aktori amerikan ka qenë i përfshirë edhe në prapaskenat e festivalit prestigjioz të Kanës, duke qenë anëtar i jurisë në vitin 2011.
Festivali i 78-të i Filmit në Kanë fillon më 13 maj dhe do të zgjasë deri më 24 maj.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij