Të ardhurat nga puna online, 33 milionë në 2024. Ekspertët: Është edhe më e lartë

8 Prill 2025 | 18:16

33 milionë euro janë realizuar në Shqipëri në 2024 sipas Administratës tatimore, nga pagesat me bankat të individëve për platformat Meta, Facebook, Youtube, Google etj. Të ardhura që vijnë nga punësimi online. Por jo gjithmonë këto shuma janë të deklaruara. Vlerat mendohet të jenë shumë herë më të larta.

 “Nëse flasim për punësim online brenda Shqipërisë, këtu mund të flasim për punësim informal apo dhe evazion fiskal. Është shumë herë me e lehtë, nëse kompania dhe punonjësi vendosin të kenë një kontratë fiktivë dhe të paguhen nën dorë, atëherë është një problem dhe është e vështirë për t’u identifikuar nga organet tatimore”,-tha Romina Radonshiqi.

Vitin që lamë pas në Shqipëri rezultojnë afro 2700 persona që kryejnë punë nga shtëpia, rezultojnë 1790 femra që kryejnë punë me kohë të plotë ose të pjesshme.

 “Të punosh online me organziata apo biznese të BE duhet të lëshosh një faturë tatimore, ose të jesh profesionist i lirë, të kesh një nipt ose të punosh dhe do tatohesh me 15%.  Është e vështirë të punosh online jashtë territorit të Shqipërisë ne ekonomi informale”,-tha Radonshiqi.

Të punuarit online është tashmë zgjidhja më e mirë për të pasur të ardhura të shpejta, të shumta dhe në pak kohë. Ky trend nisi gjatë pandemisë, por tashmë është kthyer në një alternativë e cila po preferohet si nga kompanitë si dhe të punësuarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026