Abdixhiku hedh poshtë ftesën e Kurtit për takim konsultativ

8 Prill 2025 | 18:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, njoftoi të martën se nuk e ka pranuar ftesën e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim konsultativ, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se kishte pranuar letër nga Kurti të hënën, por vendosi ta refuzojë takimin me të për shkak gjuhës së kryeministrit në detyrë para dhe gjatë fushatës zgjedhore drejtuar LDK-së.

“Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim”, tha Abdixhiku.

Kurti i cilësoi partitë opozitare si “hajvanë” gjatë fjalimit të tij të parë kur e shpalli fitoren mbrëmjen e 9 shkurtit në sheshin kryesor të kryeqytetit dhe partia e tij ishte gjobitur gjatë fushatës për nxitje të urrejtjes ndaj LDK-së.

“Për muaj, e në të vërtetë për vite të tëra – para, gjatë dhe pas fushatës – LDK, anëtarët tanë dhe votuesit tanë, kanë qenë subjekt i një gjuhe dhe mendësie që ofendon, përçan, etiketon dhe sulmon. Një mendësi që ka goditur thelbin njerëzor të politikës – respektin dhe dinjitetin”, shkroi Abdixhiku.

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.

Por, asaj i nevojitën të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re.

LDK-ja doli e treta, duke i fituar 20 ulëse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026