SHBA në KS të OKB-së: Njohja reciproke duhet të jetë qëllimi i Kosovës dhe Serbisë

8 Prill 2025 | 23:10

Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutjen e tensioneve dhe përmbahen nga retorikat eskaluese mes tyre për një të ardhme më prosperuese, deklaroi të hënën  përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, John Kelley.

Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kelley tha se qëllimi përfundimtar mes të dyja vendeve duhet të jetë njohja reciproke.

“Kosova dhe Serbia duhet të të punojnë në zbutjen e tensioneve dhe të përmbahen nga retorikat eskaluese mes tyre dhe në rajonin e tyre për një të ardhme më prosperuese. Qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Normalizimi i marrëdhënieve është qenësor për Ballkanin Perëndimor”, tha John Kelley.

Kelly foli edhe edhe për çështjen e UNMIK-ut në Kosovë, ku tha se i njëjti nuk ka rol në qeverisjen e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026