“Sulmi i Banjskës, akt i planifikuar nga Serbia”/ Gërvalla godet UNMIK-un në OKB
Serbia përpiqet vazhdimisht të destabilizojë demokracinë, ndërsa duhet të bashkëpunojë me ndërkombëtarët që të dorëzojë terroristin Milan Radojiçiç, ka thënë zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka goditur UNMIK-un duke e cilësuar se “po dëmton Kosovën dhe kredibilitetin e Kombeve të Bashkuara”.
“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe OKB-së që të ndërmarrë veprime të qarta dhe vendimtare kundrejt veprimeve agresive të Serbisë në rajon, duke përfshirë ato ndaj Kosovës. Kosova do të vazhdojë të sigurojë që ata që janë përgjegjës për dhunë dhe terror të vihen para drejtësisë. Por, askush nuk mund të mbyllë sytë para agresionit të Serbisë”, tha ajo derisa shtoi se Kosova po ndërton ura bashkëpunimi me shtete të ndryshme.
Në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Gërvalla tha se paqja ruhet vetëm duke iu kundërvënë agresionit me vendosmëri, derisa kujtoi agresionin në Banjskë të Zveçanit dhe sulmin kibernetik në Ibër – Lepenc, raporton KosovaPress.
“Serbia nuk është se ka ndryshuar shumë. Ajo përpiqet të destabilizojë demokracinë tonë. Përtej kësaj, e bën këtë jo vetëm përmes retorikës, por me veprime konkrete, të dhunshme që rrezikojnë paqen dhe sigurinë rajonale. Më 24 shtator 2023, Republika e Kosovës u bë shënjestër e një grupi paramilitar me mbështetje të Serbisë, udhëhequr nga Milan Radojiçiç, njeri që publikisht njihet për lidhjet e tij me elitën e Serbisë, duke përfshirë edhe ministrin aktual të punëve të jashtme, z. Gjuriq këtu që është dhe vetë presidentin Vuçiq. Ka fotografi publike të Gjuriqit në fotografi, ku shihet ulur në kafene me Radojiçiçin, që e dëshmojnë këtë lloj lidhjeje. Ky ka qenë një akt i hapur agresioni”, tha Gërvalla.
Derisa foli për sulmin në Ibër – Lepenc që ndodhi në nëntor të vitit të kaluar, ku u sulmua infrastruktura kritike e Kosovës, Donika Gërvalla potencoi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq refuzoi të përgjigjej ndaj shumë kërkesave të institucioneve ndërkombëtare, ndonëse kishte deklaruar se do të bashkëpunonte.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura