“Deklaratat e djalit të Trump shqetësuese për shqiptarët”, Laçi: Uroj mos të jenë…

8 Prill 2025 | 21:49

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi komentoi në emisionin Now në Euronews Albania deklaratën e djalit të presidentit Trump i cili i cilësoi sulmet e NATO në Beograd në vitin ‘99 si përpjekje për të zbehur skandalin Klinton-Levinski.

Laçi u shpreh se kjo deklaratë është shqetësuese për shqiptarët dhe qasjen që mund të marrë Shtëpia e Bardhë nën drejtimin e Trump ndaj serbëve.

“Shqetësuese është marrëdhënia a djalit të Trump me presidentin Vuçiç. Është një temë që kultivohet te republikanët dhe kjo është e rrezikshme për shqiptarët nëse Shtëpia e Bardhë merr qasje pozitive ndaj serbëve në Ballkan, se qasjen pozitive ndaj rusëve e tregoi me takimin Trump-Zelensky. Shpresoj shumë që amerikanët të mos jenë bërë pishman për ndërhyrjen ushtarake në Beograd. Ajo shprehje në Beograd e djalit të presidentin ishte shumë  e rëndë, flagrante”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026