Ai gjithashtu tha se po punohet për rinovimin e fluturimeve direkte midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
SHBA konfirmon takimin me Rusinë për misionet diplomatike
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të rinisin bisedimet në Stamboll më 10 prill lidhur me rihapjen e misioneve diplomatike përkatëse.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, u tha gazetarëve se delegacionet nga Moska dhe Uashingtoni do të mbajnë rundin e dytë të konsultimeve, të përqendruara në operacionet e ambasadave.
Bruce tha se asnjë temë politike apo e sigurisë nuk është në agjendën e bisedimeve, duke shtuar se lufta në Ukrainë “absolutisht nuk do të jetë” çështje e diskutimit.
“Këto bisedime janë krejtësisht të përqendruara vetëm në operacionet e ambasadave tona, jo normalizimi i raporteve dypalëshe, që mund të ndodhë, siç kemi thënë, kur të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës”, tha ajo.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, më herët ka deklaruar se delegacioni rus do të udhëhiqet nga ambasadori rus në SHBA, Aleksandr Darchiyev, ndërkaq delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga zëvendësndihmës sekretarja e Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Sonata Coulter.
Herën e fundit që Uashingtoni dhe Moska u takuan në Stamboll ishte më 27 shkurt. Të dyja palët e përshkruan rundin e parë të bisedimeve si të frytshëm.
Pala amerikane më vonë tha se takimi kishte përcaktuar hapa për të normalizuar funksionimin e misioneve diplomatike të të dyja shteteve. Pala ruse tha se kishte propozuar rinovimin e fluturimeve direkte midis vendeve.
Tensionet mes dy shteteve kanë çuar në kufizime të punës diplomatike në kryeqytetet përkatëse. Shumë diplomatë nga të dyja palët janë kthyer në atdhe, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve që kur u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Rusia javën e kaluar dërgoi dërguarin Kirill Dmitriev në Uashington, me ftesë të dërguarit të Trump, Steve Witkoff. Dmitriev tha pas bisedimeve se ai pa një “dinamikë pozitive” në marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit, por mbeten dallime dhe nevojiten disa takime të tjera për t’i zgjidhur ato.
Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual
Pritet të zgjasë disa ditë, kush mori pjesë në funeralin e Khameneit?
Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani
- 17:18 Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
- 17:12 Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat
- 17:06 VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Dhërmi Granit Pepnikën e call center-ave
- 17:01 Korrupsioni në Ukrainë prek familjen e Zelensky-t, prindërve të tij u zbulohen 11 milionë dollarë, ata flasin për ‘dhurata’
- 16:54 Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve
- 16:48 Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual