BE i përgjigjet luftës tregtare, miraton kundërmasa ndaj tarifave të Trump
Bashkimi Evropian ka miratuar kundërmasat e para në përgjigje të tarifave prej 25% të vendosura nga Shtetet e Bashkuara për eksportet evropiane të çelikut dhe aluminit. Vendimi u mor pas miratimit unanim të një propozimi nga vendet anëtare të BE-së.
Në një deklaratë zyrtare, Komisioni Evropian theksoi se tarifat amerikane janë të pajustifikuara dhe të dëmshme, jo vetëm për ekonominë e BE-së dhe SHBA-së, por edhe për ekonominë globale në tërësi. “BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje të negociuar, që të jetë e drejtë, e balancuar dhe me përfitim reciprok për të dyja palët”, thuhet në deklaratë.
Kundërmasat do të hyjnë në fuqi më 15 prill dhe përfshijnë detyrime të reja për mallrat e importuara nga SHBA, megjithatë Komisioni nuk ka publikuar ende detaje specifike mbi produktet e prekura.
BE-ja la të hapur mundësinë e pezullimit të masave nëse Shtetet e Bashkuara bien dakord për një marrëveshje të drejtë dhe të balancuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush