“Reformat ndikojnë në uljen e borxhit”, Moody’s: Ekonomia në rritje e qëndrueshmëri

9 Prill 2025 | 17:05

Agjencia “Moody’s” ka konfirmuar vlerësimin e Shqipërisë me perspektivë “të qëndrueshme”.

Për agjencinë, ndikim pozitiv në ekonomi po japin reformat, ulja e borxhit dhe ecuria aktuale ekonomike.

Reformat që janë ndërmarrë për integrimin në Bashkimin Europian dhe ecuria ekonomike janë dy pika kyçe për të konfirmuar notën “Ba3” që agjencia “Moody’s” ka vendosur për Shqipërinë.

Vlerësimi Ba3 përkon me një ekonomi me të ardhme të qëndrueshme, ku rritja ekonomike do të jetë 3.8% në vitin 2025 dhe 3.4% në vitin 2026. Në raportin e “Moody’s”, vlerësohet edhe reduktimi i borxhit, i cili do të ulet nga 57.5% në vitin 2023 në 53.7% deri në vitin 2026.

Ndërkohë, rëndësi u jepet edhe reformave për procesin e anëtarësimit në BE, nga të cilat Shqipëria do të përfitojë nga financimi dhe përputhja e ligjeve me Europën.

Vlerësimi i “Moody’s” është një sinjal pozitiv edhe për investitorët ndërkombëtarë, duke reflektuar qëndrueshmërinë ekonomike të vendit dhe menaxhimin efektiv përballë sfidave globale. Në raportet periodike mujore për vendin tonë, ky është rishikimi i dytë në rritje brenda një viti për ekonominë shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026