Çmimet e energjisë në treg të lirë janë ulur, bizneset me alternativa furnizimi

9 Prill 2025 | 16:59

Çmimi i energjisë në treg të lirë ka rënë rreth 25% në vitin 2024. Në mesataren vjetore ai ishte, 11.28 lekë/kWh, ose 4 lekë më pak se mesatarja e vitit 2023.

Sipas Entit Rregullator të Energjisë, vlera më e ulët e çmimit të blerjes rezultoi në muajin prill, ku 1 kWh është blerë me 6.19 lekë.

Energjia në treg të lirë ofrohet si alternativë për bizneset për të zgjedhur mes Furnizuesit Universal, që është pjesë e OSHEE-së dhe furnizuesve privatë.

Sipas rregullatorit, çmimi i blerjes së energjisë në treg të lirë nuk është ai final me të cilin furnizohen subjektet, pasi Enti Rregullator i Energjisë sipas një metodologjie përllogarit çmimin final që përfshin edhe kostot e shpërndarjes, një fitim minimal, shpenzime operative dhe transmetimin.

Aktualisht në tregun e lirë janë bizneset në tension 10, 20 dhe 35 kv, që dolën këtë janar dhe çmimi i miratuar që aplikohet për vitin 2025, është 18.34 lekë/kWh.

Në total janë 2600 klientë në 10kV që duhet të lidhin kontratën e furnizimit me njërin nga operatorët e licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë për furnizimin me energji elektrike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026