Seanca në PE/ Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira
Kreu i Partis Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të enjte një konferencë me gazetarët, ku u ndal te takimet që ai pati në Bruksel në fillim të kësaj jave.
Kryedemokrati tha se Evropa është e vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Sipas tij, tregues për këtë është seanca e mbajtur në Parlamentin Evropian të mërkurën, ku u denoncuan shqetësimet për blerjen e votës dhe angazhimi i krimit për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve në Shqipëri.
“Unë u informova ju lidhur me seancat që u zhvilluan në grupet parlamentare të qendrës së djathtë dhe të djathtës konservatore në Këshillin e Europës. Takimin që zhvillova me presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE, zotin Rusopulos, takimin me delegacionet e disa vendeve anëtare.
Por dje, në Parlamentin Europian, në institucionin më të fuqishëm vendimmarrës të Europës, në institucionin më të fuqishëm ligjbërës të Europës, në komisionin më të rëndësishëm të këtij institucioni, atë për punët e jashtme dhe sigurinë, u zhvillua një seancë, e cila është e llojit të vet shumë e rrallë.
Një seancë e tillë u zhvillua për Shqipërinë pas përdorimit të Dushkut për dhunimin e zgjedhjeve në vitin 2002 dhe konkludoi me një rezolutë historike për Shqipërinë.
Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira.
U them shqiptarëve me bindjen më të thellë, Europa është e vendosur t’i japë atë që meriton të gjithë atyre që kërkojnë t’i privojnë shqiptarët nga e drejta e votës së lirë dhe tentojnë t’u kontrollojnë atyre vullnetin dhe ky është një ogur i bardhë shumë për çdo shqiptar.
Por ky është ogur i bardhë në veçanti për opozitën shqiptare, e cila ishte e pranishme, paraqiti me vërtetësi të madhe të vërtetat lakuriq të realitetit të narkoshtetit të Edi Ramës.
Dje në seancën kushtuar Shqipërisë, në periudhën parazgjedhore, përjashtim në llojin e vet, ndoshta e pazhvilluar ndonjëherë për zgjedhjet në ndonjë vend, por me vullnetin më të mirë që shqiptarët të votojnë të lirë.
Pati debate të gjera, pati debate aktive, në të cilat u denoncuan dhe u shpreh shqetësimi i madh para së gjithash për zgjedhjet.
U shpreh shqetësimi më i madh për industrinë e blerjes së votës të Edi Ramës.
U shpreh shqetësimi më i madh dhe u denoncuan pjesëmarrja aktive e krimit të organizuar në krah të Edi Ramës.
U denoncua manipulimi i madh me listat, por edhe angazhimi i baronëve të drogës dhe krimit për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta