Berisha fton Ramën në debat: Le të dalim dhe të paraqesim programin për qytetarët

4 Prill 2025 | 20:32

Gajtë një takimi me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit në Tiranë, Kryetari i PD, Sali Berisha, ka ftuar këtë të premte në një debat kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha se e fton në këtë debat si të ketë dëshirë kryeministri, me qëllim për ti treguar programin qytetarëve shqiptarë.

“Unë nuk kam dëshirë kurrë ta takoj atë njeri, por ua them këtu, e ftoj të dalim në debat para qytetarëve. Lëri monologjet çdo mëngjes me zhaba, hardhuca dhe zhapinj, dhe urdhëro, zotëri, të dalim si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë, pa qytetarë, urdhëro të dalim të paraqesim programin tonë për qytetarin shqiptar dhe Shqipërinë. Nuk vjen dot, sepse tani ç’kuptova unë, ai ka frikë nga vetja e tij. Po, absolutisht. Kuptova se ai, nga mëngjesi deri në darkë, beson gënjeshtrat e tij. Nxjerr një pasaportë, e prodhuar falë asaj reforme që bëmë dhe thotë: “Ja pasaporta evropiane”. Por harron se ADN-ja e integrimit është ADN-ja e PD-së. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026