Flamurtari dënohet me gjobë dhe dy ndeshje pa tifozë, vendimet e “Disiplinës”
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar vendimet për incidentet e ndodhura gjatë javës së fundit në aktivitetet futbollistike.
Pesë klube janë ndëshkuar për sjellje të gabuar të spektatorëve, me gjoba dhe masa shtesë ndërsa gjobën më të madhe e ka marrë ekipi i Flamurtarit pas incidenteve në fundin e takimit me Besën.
- Flamurtari FC merr ndëshkimin më të rëndë: një gjobë prej 300.000 lekësh, e cila aplikohet me 50% ulje sipas nenit 76/1/a të KDE-së, dhe zhvillimin e dy ndeshjeve pa spektatorë. Shkak është hedhja e sendeve në fushë dhe mungesa e sigurisë për lojtarët dhe zyrtarët e kundërshtarit. Klubi urdhërohet gjithashtu të dëmshpërblejë dëmet në pajisjet e sistemit VAR, sipas akt-konstatimit, brenda 15 ditëve.
Po ashtu, dënime ka pasur edhe për dy ekipet e kryeqytetit pas konstatimeve të problematikave në derbi, si dhe nuk kanë ngelur pa ndëshkuar as Elbasani dhe Egnatia.
-
KF Tirana dënohet me gjobë prej 50.000 lekësh, për shkak të ndezjes së flakadanëve dhe koreve fyese ndaj kundërshtarit. Klubi gjithashtu urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet në stadiumin “Arena Kombëtare” brenda 15 ditëve, sipas akt-konstatimit.
-
FK Partizani ndëshkohet me të njëjtën gjobë prej 50.000 lekësh, për arsye të ngjashme me ato të Tiranës. Edhe ky klub detyrohet të rimbursojë dëmet në “Arenën Kombëtare” brenda 15 ditëve.
-
KF Egnatia dhe AF Elbasani gjobiten gjithashtu me nga 50.000 lekë secila, për ndezje flakadanësh dhe kore fyese. AF Elbasani urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet në “Arenën Egnatia”, gjithashtu brenda 15 ditëve.
Njoftimi i plotë
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Arena Egnatia” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Flamurtari FC, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në pajisjet e sistemit VAR sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- Lojtari i Eagle Football, Aldo Branica, për sulm ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- AS Himara, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Tretë, kunder KF Klosi, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Lojtari i KF Vllaznia U-18, Erhart Lilo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Turbina U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-19, kunder FC Kinostudio U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- KF Erzeni U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-19, kunder FC Lushnja U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Lojtari i AF Elbasani U-17, Ervis Tafa, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Laberia SK U-17, Angjelos Shehu, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- FK Pogradeci U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, kunder FC Lushnja U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- KF Laçi U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kunder AF Elbasani U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Flamurtari Futsall, për mos përmbushje të detyrimeve duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
- Lojtari i Flamurtari Futsall, Ardit Shehaj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.
- Holle Tiranë U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15, Zona Rajonale Tiranë, kunder Selaci Junior U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Turbina, Redin Malaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KKS Albanet, Erli Hoti, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Andrea Pjetri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Legjendat 9×9, Ledjo Hima, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta