“Ata mbeten mbrapa dhe na ndjekin me britma”, Rama ironizon opozitën nga Durrësi

10 Prill 2025 | 20:26

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një takim me të rinjtë në Durrës ndërsa u bëri thirrje atyre që të votojnë për partinë që ofron pasaportën europiane.

Ai nuk la pa ironizuar as kundërshtarët politikë, duke theksuar se ata gjithmonë janë pas dhe na ndjekin me britma dhe gërhima.

Sipas Ramës, opozita arriti maksimumin e saj të votave në vitin 2021 dhe, sipas tij, nuk do të mund ta arrijnë kurrë atë rezultat. Nga ana tjetër, ai theksoi se Partia Socialiste nuk e ka arritur ende maksimumin e saj.

“Nuk ia vlen as të diskutojmë për ata… Ata nuk janë përballë, janë pas nesh. Na gjurmojnë me britma dhe gërhima, dhe tani të ndalojmë, të kthehemi dhe t’u flasim atyre është pakuptim. Kam bindjen se ata arritën maksimumin e mundshëm në vitin 2021 dhe nuk do ta arrijnë kurrë atë rezultat nëse do të mbeten në atë kënetë. Ne ende nuk e kemi arritur maksimumin tonë dhe është atje, në fushë, për t’u arritur. Do të shkojmë përpara me më shumë forcë për ta rritur atë. Të gjithë duhet të dinë se Shqipëria do të hyjë në BE vetëm përmes votës më 11 Maj për PS-në dhe kandidatët e saj”, tha Rama në Durrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026