Ankorohet anija muze Art Explora në Durrës, Rama: Moment i rëndësishëm për qytetin

10 Prill 2025 | 18:26

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në portin e Durrësit, aty nga ku u zhvillua ceremonia e ankorimit të anijes muze Art Explora. Kjo anije do ofrojë një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike në qytetin bregdetar për 10 ditë.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i Francës për Çështjet e Evropës, Benjamin Haddad dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato.

“Falë kësaj hapje patëm në Shqipëri vizitën e parë të një presidenti francez prej krijimit të perandorisë franceze. Sepse krijimi i shtetit shqiptar është e shkurtër. Askush nuk e mendonte se kjo ide do funksiononte. Po kështu ndodh me idetë e mëdha.

Ndjesia këtu është e jashtëzakonshme. Përzierja e një porti që po mbyll dyert e tij, me këto instalacionet e një epoke shumë të largët. Pastaj maja e luksit janë veprat e artit të mrekullueshme në një version të paparë ndonjëherë. Pastaj kemi zhytjen në udhëtimin përmes një realiteti virtual. Moment i rëndësishëm për qytetin, mundësi për të gjithë, shkollat, nxënësit dhe të sjellin fëmijët këtu për të vizituar këtë fshat të vogël. Dhe për familjet dhe për të gjithë. Jam i bindur se do ketë probleme të vogla sigurie, po përpiqem të të shkaktojë pak ankthe se ke shumë vetëbesim. Do ketë më shumë persona se ç’mund të pres kjo strukturë”, tha Rama.

E ankoruar në portin e Durrësit, anija muze “Art Explora” ka hapur dyert për publikun, duke sjellë një eksperiencë unike artistike mbi ujë.

Ekspozita përfshin instalacione vizuale dhe përvoja imersive, të kuruara në bashkëpunim me institucione të njohura ndërkombëtare. “Art Explora” do të qëndrojë në Durrës deri më 21 prill, me një program të pasur kulturor dhe artistik, të hapur për të gjithë qytetarët.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026