“Mundësia” çel fushatën, Shehaj dhe ekipi i tij tur takimesh nga Shkodra në Sarandë

11 Prill 2025 | 11:34

Partia Mundësia ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit këtë të premte. Me autobusin elektoral, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, së bashku me kandidatët e partisë, nisën turin e fushatës nga qyteti i Shkodrës, ku zhvilluan takime me qytetarët.

Në fjalën e tij, Shehaj theksoi se gjatë takimeve në terren, ka hasur një mbështetje të fortë dhe pëlqyeshmëri nga qytetarët për programin e forcës politike që ai drejton. Shehaj shtoi se shqiptarët, në këto zgjedhje, duan dhe presin ndryshimin e qeverisjes së vendit.

“Ndryshimi vjen duke besuar në projektin politik që ne kemi nisur. Nuk mund të vazhdojmë me të njëjtët njerëz dhe të njëjtën politikë që kanë sunduar për 25 vjet,” tha Shehaj.

Më tej, Shehaj u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshimin dhe premtoi se do të rikthehet në Shkodër për të prezantuar zyrtarisht kandidatët e Partisë Mundësia.

Në largim nga Shkodra, Agron Shehaj u ul vetë në timonin e autobusi dhe njoftoi se do të vazhdojnë turin e çeljes së fushatës në qytete të tjera të Shqipërisë.

Takimi i radhës së Partisë Mundësia vijoi në Lezhë.

Duke prezantuar kandidatin e Partisë Mundësia që kryeson listën në qarkun e Lezhës, Nok Markaj, Shehaj tha se ai është “një sipërmarrës i ri që ia ka dalë me punë, i papërlyer, deputeti për të cilin ka nevojë Shqipëria”.

Kandidati i Partisë Mundësia, Nok Markaj i bëri thirrje të rinjve që të bindin prindërit që në këto zgjedhje të votojnë për ndryshimin dhe jo më partitë e vjetra.

“Këtë vend e ndryshojnë vetëm njerëzit e punës, besoj te puna te Agron Shehaj te Partia Mundësia, tek të gjithë të rinjtë që janë.

Ka ardhur koha që dhe prindërit të na ndjekin të shkëputen nga e vjetra. Duhet të na mbështesin dhe të na besojnë”, tha Shehaj.

Në përgjigje të interesit të qytetarëve, Agron Shehaj mohoi mundësinë e një koalicioni me parti të tjera, duke premtuar ndryshim të qeverisjes dhe jo rotacion.

Shehaj tha se pas zgjedhjeve të 11 Majit, “Mundësia” do të përfaqësohet me një grup deputetësh që do të denoncojnë aferat korruptive në Parlament.

Turi i çeljes së fushatës nga Mundësia do të vijojë në qytete të tjera, ku pritet të përmbyllet në qytetin e Sarandës në orët e pasdites.

Turi i çeljes së fushatës së Partisë Mundësia do të transmetohet live për 12 orë në kanalin në YouTube të kryetarit Agron Shehaj dhe në të gjitha rrjetet e tij sociale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026