EMRI| Shpërndante droga të forta në Korçë, vihet në pranga 35 vjeçari
Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Porosia” për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta. Si rezultat i këtij operacioni, është arrestuar Denis Lika, 35 vjeç.
Lika siguronte droga të forta dhe më pas i shpërndante në doza në lagje dhe ambiente lokalesh në qytetin e Korçës.
Gjatë veprimeve, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin që po lëvizte në lagjen nr. 4 të Korçës, ku dhe është bërë kontrolli i Denis Likës.
Në përfundim të kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të dyshuar narkotike kokainë, e cila ishte e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe tre aparate celulare dhe automjetin që përdorte për shpërndarjen e drogës.
35 vjeçari është arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia e Korçës vijon hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh