Kultivonin bimë narkotike në Kuçovë, 1 i arrestuar, shpallen në kërkim 2 të tjerë

13 Prill 2025 | 11:23

Komisariati i Policisë Kuçovë, ka zbardhur një rast të kultivimit të bimëve narkotike kanabis në vitin 2021.

Në kuadër të operacionit, është arrestuar shtetasi me iniciale  Sh. H., 28 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike kanabis në fshatin e tij. Po ashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit B. Ll., 23 vjeç, banues në Lezhë, dhe E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët dyshohen të jenë autorë të këtij kultivimi.

Ngjarja e vitit 2021, kur Policia ka zbuluar dhe asgjësuar qindra bimë narkotike në fshatin Mendrak, është zbardhur pas një hetimi disa vjeçar, duke çuar në veprime të mëtejshme hetimore dhe operacionale.

Gjithashtu, gjatë kontrollimeve të kryera në kuadër të operacionit, Policia ka proceduar penalisht katër shtetas të tjerë për shkelje të ligjit.

  • E. G., 29 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, i cili ishte i dënuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar për kultivim narkotikësh. Në banesën e tij janë gjetur 16.980 paund britanikë, dyshohet të kenë ardhur nga aktiviteti kriminal.
  • V. H., 51 vjeçe, banuese në fshatin Mendrak, Kuçovë, për mbajtjen pa leje të një arme gjahu dhe fishekëve të armës.
  • R. G., 54 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, për mbajtjen pa leje të një arme sportive dhe fishekëve luftarakë.
  • V. (Q). K., banues në fshatin Magjat, Kuçovë, për mbajtjen pa leje të fishekëve të armës së gjahut

Ata janë akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Janë vënë në pranga këtë të premte në Durrës dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim dhe tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale,...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026